bardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur në Rrogozhinë.
Burime nga policia thanë se deri më tani është raportuar për 1 të ri të plagosur me armë në këmbë.
I plagosuri është identifikuar si Klajdi Lluca, 22 vjeç nga zona e Rrogozhinës, dhe ngjarja ka ndodhur në fshatin Sinaballaj.
Burime nga policia thanë se, fillimisht ka pasur një konflikt fizik mes dy palëve, sherr me sende të forta e me grushte.
Më pas njëri person ka qëlluar me pistoletë, duke lënë të plagosur të riun Lluca.
Policia thotë se ka bllokuar makinën me të cilën dyshohet se ka ikur autori.