BallinaBotaTregtia e jashtme e Kinës rritet në janar dhe shkurt

Tregtia e jashtme e Kinës rritet në janar dhe shkurt

spot_img
spot_img

Me gjithë Vitin e Ri Kinez dhe epideminë, tregtia e jashtme e Kinës u rrit ndjeshëm në janar dhe shkurt, falë kërkesës së fortë të jashtme, rimëkëmbjes së ekonomisë kineze dhe bazës së ulët, për shkak të masave të rrepta të kontrollit të COVID-19, bëri të ditur autoriteti doganor i vendit të dielën.
Sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës, në dy muajt e parë të vitit tregtia e jashtme e mallrave u rrit mbi 41 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 834.5 miliardë dollarë, me një bilanc tregtar që arriti vlerën 103.25 miliardë dollarë.
Eksportet në të njëjtën periudhë u rritën 60.6 %, duke arritur 468.9 miliardë dollarë, ndërsa importet me 22.2%, në vlerën 365.6 miliardë dollarë, duke i kaluar të dyja parashikimet në një sondazh të “Reuters”-it me 22 ekonomistë, që përkatësisht ishin 38.9% dhe 15%.
Vetëm në shkurt vlera e eksportit u rrit 154.9 % në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke arritur në 204.9 miliardë dollarë, kurse vlera e importit u rrit në një mënyrë të qëndrueshme, me 17.3 %, dhe kapi shifrën e 167 miliardë dollarëve.
Administrata e Përgjithshme e Doganave bëri të ditur se rritja e eksporteve erdhi nga ndikimi i mëkëmbjes së kërkesës së huaj, duke përmendur përmirësimin në industritë prodhuese në Bashkimin Europian e ShBA dhe rritjen prej tyre të importit të produkteve kineze falë masave stimuluese financiare.
Të dhënat e Administratës tregojnë se në janar-shkurt, eksportet e Kinës në Europë, ShBA dhe Japoni u rritën 59.2 %, më shumë se rritja e përgjithshme e eksporteve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular