BallinaOP EDKurbanët e fundit të një PS-je që po jep shpirt

Kurbanët e fundit të një PS-je që po jep shpirt

Nga Red Varaku

Menjëherë pas publikimit të listave, ku me një të rënë të lapsit Edi Rama flaku në rrugë palcën e partisë socialiste Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafajn, Ditmir Bushatin, Pandeli Majkon etj, ujërat brenda kënetës së partisë Socialiste janë trazuar fort dhe përbindëshat që gjallonin të qetë brenda saj janë zgjuar të alarmuar.
Kjo sepse është e qartë që kjo listë është një listë që jo vetëm do ta degdisë PS drejt humnerës, por do të djegë përfundimisht dhe aksionet dhe të ardhmen e tyre politike.
Është e qartë që kjo listë jo vetëm që nuk garanton fitoren e PS, por është thjesht një listë që garanton moskokëçarje për Edi Ramën pas humbjes së zgjedhjeve, si në aspektin politik nesër në opozitë ashtu dhe në aspektin e kohezionit të brendshëm të partisë.
Në fakt, askush nuk e kishte menduar që ai do t’i fuste thikën PS në mesnatën e tetë marsit dhe kjo jo sepse i dhimbset sepse ka kohë që pushteti e ka kaluar në overdozë dhe nuk ndjen më asgjë, por sepse goditja në palcë e saj sjell automatikisht paralizimin e saj .
Por, Rama me sa duket e ka të qartë humbjen ndaj e ka pastruar anijen nga peshat e rënda me qëllim që të shpëtojë vetëm besnikët e tij. Kjo listë parathotë qartazi dhe të ardhmen që e pret PS. Ajo përcakton që Rama pas humbjes së zgjedhjeve nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti , por ka vendosur të qëndrojë dhe të sundojë PS, përmes një pupaci pa shtyllë kurrizore si Veliaj.
Këtë e parathonë dhe emrat e rinj në listën e PS . Ata ose janë njerëz pa kërbisht politik si vetë Veliaj ose janë përfaqësues të bandave që garantojnë si aksionet e veta ashtu dhe kamzhikun brenda rradhëve për këdo që nesër do tentojë të dalë jashtë rreshtit.
Gjithsesi, e gjitha kjo e ka trazuar keq gjendjen në PS . Brenda saj gëlon një shumicë e cila nuk ndjehet vetëm e humbur në aspektin e aksioneve politike apo të ardhmes politike, por ndjehet e poshtëruar nga mënyra se si po i trajton kryeministri dhe me kë po i zëvendëson.
Kjo pakënaqësi pritet të paralizojë makinerinë elektorale dhe të prodhojë një disfatë fatale për PS dhe vërtet rrezikon ta kthejë atë në forcë të tretë, jo vetëm për shkak të krizës së brendshme në këtë parti, por edhe për shkak të faktit që dinozaurët e kënetës socialiste mund t’i transferojnë plotësisht aksionet e tyre drejt LSI dhe ky do ishte fundi i PS .
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular