BallinaKronikeDetajet/ Si u zbulua vrasësi me pagesë i Behar Sofisë, i riu...

Detajet/ Si u zbulua vrasësi me pagesë i Behar Sofisë, i riu pranon krimin, çfarë harroi pranë vendngjarjes pas vrasjes

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i vrasësit të Behar Sofisë, mbrëmjen e kaluar në Mal të Zi.

Në pranga ka rënë 23-vjeçari Ernejt Shyri, i cili ka pranuar krimin para autoriteteve të drejtësisë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se vrasja e Sofisë dyshohet të jetë kryer me pagesë, ndërsa policia ka arrestuar edhe tre bashkëpunëtorët e 23-vjeçarit, të cilët janë nga Kërraba dhe Fushë Kruja.

Sa i takon autorit të krimit, 23-vjeçarit Shyri, gazetarja Bezat raporton për “BalkanWeb” se jetonte me qira me nënën e tij, në kryeqytet, te rruga “Bardhyl”. Ai është identifikuar nga ADN-ja e lënë në rrogat, që braktisi te liqeni, pas vrasjes. BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular