BallinaKryesoreBasha pas takimeve në Vorë e Kamëz: Në çdo rrugë që kalova...

Basha pas takimeve në Vorë e Kamëz: Në çdo rrugë që kalova mora mesazhin se qytetarët do ta sjellin ndryshimin më 25 prill

Basha pas takime në Vorë e Kamzë: Në çdo rrugë që kalova mora mesazhin e qartë se janë pikërisht qytetarët ata që do ta sjellin ndryshimin me votën e tyre më 25 prill

Sot në Vorë, Kamzë e Marikaj çdo qytetar që takova më konfirmoi se Shqipëria kërkon ndryshim, sepse Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim.

Nga çdo qytetar që takova dëgjova të njëjtën bindje: pas 8 vitesh me Ramën, vendi nuk mund të vazhdojë kështu. Të njëjtën bindje se ne duhet të ndryshojmë dhe koha është tani.

Në Vorë, në Kamzë, në çdo shtëpi që hyra, në çdo rrugë që kalova mora mesazhin e qartë se janë pikërisht qytetarët ata që do ta sjellin ndryshimin me votën e tyre më 25 prill.

Prandaj ne jemi bashkuar për ta sjellë këtë ndryshim dhe për të nisur punën për qytetarët shqiptarë dhe për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Më 25 prill, të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular