BallinaKronikeNgjarje e rëndë në Vlorë, gruaja mban burrin të vdekur në banesë...

Ngjarje e rëndë në Vlorë, gruaja mban burrin të vdekur në banesë prej ditësh, policia thyen derën dhe futet brenda

Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti i Vlorës. Mësohet se një grua ka mbajtur të vdekur në banesë burrin e saj prej disa ditësh.

Bëhet fjalë për shtetasen Valentina Prenga, ku kjo e fundit dyshohet se ka probleme mendore. Kanë qenë banorët e lagjes, të cilët kanë njoftuar policinë dhe kjo e fundit ka shkuar ditën e sotme në banesën e gruas, por që kjo e fundit nuk i ka hapur derën.

Në këtë mënyrë, mësohet se uniformat blu janë detyruar të thyejnë derën dhe të futen brenda, ku dhe kanë konstatuar trupin e pajetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës, ku viktimë është shtetasi Llazar Prenga.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular