BallinaAktualitet“Nga njëra anë motra po lindte dhe babai po vdiste”, vëllai rrëfen...

“Nga njëra anë motra po lindte dhe babai po vdiste”, vëllai rrëfen si komshiu përdhunoi gruan me probleme mendore

Një ngjarje makabër ka ndodhur në Lushnje në familjen Kaja. Motra e Besnik Kajës, B.K. 23-vjeçare, me probleme mendore është abuzuar seksualisht nga një komshi e saj. Ajo ka mbetur shtatzënë nga abuzimet seksuale dhe ka lindur fëmijë.

Ngjarja ishte horror, pasi fillimisht nuk dihej as babai i fëmijës, por më pas situata u sqarua në burg. Foshnjës iu gjet atësia pas analizave të ADN. Abuzuesi rezultoi të ishte fqinji i saj Eduart Bushi, 57-vjeç.

Familja nuk ishte në gjendje të mbante foshnjën dhe e dërgoi menjëherë në shtëpinë e fëmijës në Vlorë. Vëllai i të abuzuarës tregon tmerrin e përjetuar, pasi në momentin që motra po lindte në shtëpi, babai i tij po vdiste në të njëjtën dhomë.

“Nga njëra anë motra po lindte dhe babai po vdiste”,

Vajza me probleme mendore lindi në shtëpi dhe për punë minutash mund të humbiste jetën. Babai i vajzës humbi jetën 2 muaj pas ngjarjes, sepse nuk mund të përballonte presionin e kësaj lindjeje.

Situata bëhet më e vështirë kur mendon se Besniku u dhunua në momentin që shkoi në Polici për të dëshmuar në lidhje me përdhunimin e motra.

Besniku ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregon gjithë ngjarjen e rëndë.

“Nga njëra anë motra po lindte dhe babai po vdiste”,

“Kushëriri më thotë pyet motrën se është shtatzënë, ajo nuk më thotë gjë. Bëmë testin dhe doli shtatzënë. Bëra raportimin në polici, i bënë analizat dhe doli shtatzënë. Në 2016-n kam bërë kallëzim te policia për atë person që tani është në burg, që të mos më vinte më në shtëpinë time, se e njihja se çfarë personi ishte.

Uniforma e policisë më ka rrahur sikur të isha unë përdhunuesi i motrës sime. Motra më lindi në derën e shtëpisë, e babai po më vdiste në krah tjetër.Do më kishte vdekur motra në derën e shtëpisë. Motra me ankesa tërë kohës, kërkon fëmijën, që e kemi dërguar në shtëpinë e fëmijës.

Sipas analizave ka dalë që është ai që është në burg, e ka pranuar se ka bërë marrëdhënie seksuale por që nuk është babai. Nuk besoj se e kanë abuzuar të tjerë motrën time”, tha Besniku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular