Nga Patrik Sadikaj
Unë nuk jam politikan profesionist, por ama si një njeri që ndër vite kam qenë i angazhuar, e shoh politkën si rruga e vetme për të bërë diçka të mirë për vendin tim.
E kam bërë këtë nga pozita e gazetarit. Kam bërë sa kam pasur mundësi për të mirën e vendit tim, vetes time, familjes time, fëmijëve të mi.
Por e them me shpirt se dua të bëj shumë më shumë se kaq.
Në ëndrrat e mia, Shqipëria është krejt tjetër. Është një zonjë e bukur, ku jetohet si çdo europian me ekonomi dhe demokraci të zhvilluar. Një Shqipëri ku politika nuk është mjeti për pushtet, por rruga për të ndërtuar të ardhme më të mirë.
E shoh përnatë të njëjtën ëndërr dhe çdo mëngjes zgjohem me dëshirën për ta bërë këtë ëndërr realitet.
Nuk ka pse të kemi ende varfëri tek shumica e shqiptarëve. Nuk ka pse të zgjohemi çdo ditë me mesazhin e mikut të rradhës që thotë: lamtumirë, unë po iki në perëndim. Nuk ka arsye të zgjohemi në mëngjes me dhimbjen e pamundësisë që ka shumica e familjeve për të shtruar një copë bukë në tryezë për fëmijët. Nuk ka pse të ndezim TV e të dëgjojmë se si u dha një tjetër koncension, një tjetër PPP në kurriz të taksave tona. Nuk ka pse të flasim për kriminelë në Kuvend apo në qeveri. Nuk ka arsye të jemi një vend që shihet si dele e zezë nga të tjerët.
Jo, nuk ka asnjë arsye.
Madje ka miliona arsye të jemi krejt ndryshe. Miliona arsye të ndjehemi krenarë për veten tonë, vendin tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë.
Pse vallë e kemi kaq të vështirë ta bëjmë këtë ëndërr realitet?
Çfarë na mungon? Sigurisht asgjë!
Vetëm dëshira e një grushti njerëzish që politikën e kanë parë këto 8 vite vetëm si mundësinë për të ndërtuar pushtetin e pangopur të tyre.
Edi Rama nuk është aspak ai që përbetohet se është.
Nëse do ishte vërtet ashtu, atëherë sot vendi do ishte në BE, njerëzit nuk do iknin nga sytë këmbët prej Shqipërisë. Krimi nuk do kishte pushtet dhe shqiptarët do kishin mirëqenie.
8 vite çfarë bëri?
Asgjë, vetëm premtoi e ripremtoi pa marrë asnjë përgjegjësi për mos mbajtjen e tyre.
Ndaj sot është koha që ne të bëhemi bashkë, jo për të larguar Edi Ramën e për të sjellë Lulzim Bashën, por për tu bërë bashkë që të fitojë Shqipëria.
Ndaj sot jam në këtë front, krah PD e Lulzim Bashës, planit të tij për ta bërë Shqipërinë e ëndrrave, realitet, jo për të kërkuar pushtetin personal, por për të bërë një ëndërr realitet.
Unë e di që shqiptarët e duan vendin e tyre.
Ndaj sot ka miliona arsye që të bëhemi BASHKË se vetëm kështu SHQIPËRIA FITON.
UNË KA ZGJEDHUR TË BËHEM PJESË E KËSAJ ËNDRRE, SEPSE E BESOJ