BallinaBotaKanali i Suezit/ Përpjekje për të zhvendosur anijen me kontejnerë të ngecur...

Kanali i Suezit/ Përpjekje për të zhvendosur anijen me kontejnerë të ngecur keq

Një anije gjigante me kontenierë ka mbetur e ngecur në Kanalin e Suezit në Egjiptit pasi përpjekjet për ta zhvendosur atë ditën e shtunë dështuan.

Zyrtarët e kanalit thanë megjithatë se ishte bërë njëfarë progresi dhe se ata shpresonin që anija mund të hidhej në lundrim të dielën në mbrëmje.

Anija Ever Given ka mbetur në kanalin e famshëm – një nga rrugët më të trafikuara në botë – që nga e marta duke bllokuar më shumë se 300 anije në të dy anët e rrugës ujore.

Disa anijeve u është dashur të ndryshojnë rrugën për nga Afrika.

Të shtunën rreth 20,000 ton rërë u hoqën  dhe 14 rimorkiatorë tërhoqën dhe shtynë anijen Ever Given në mënyrë që ta zhvendosnin atë.

Megjithëse baticat dhe erërat e forta ndërlikuan përpjekjet për të liruar anijen, rimorkiatorët arritën ta lëviznin atë 30 gradë në dy drejtime.

Pamjet e postuara në Twitter u shfaqën për të treguar rimorkiatorët që u binin borive për të festuar këtë fitore të vogël.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular