BallinaKryesoreAmbasada e SHBA zbardh ‘vizitën virtuale’ të Palmer me Ramen, Meten dhe...

Ambasada e SHBA zbardh ‘vizitën virtuale’ të Palmer me Ramen, Meten dhe Bashen

Ambasada e SHBA ka zbardhur ‘vizitën virtuale’ të zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer në Shqipëri.

Sipas ambasadës, liderat politikë me të cilët foli Palmer, Meta, Rama e Basha rikonfirmuan përkushtimin për të zgjeruar bashkëpunimin dy palësh për demokracinë, mbrojtjen e biznesin

Po ashtu ambasada e SHBA thotë se udhëheqësit politikë janë përgjegjës për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira e të ndershme, me rregulla të paanshme, transparente dhe në kohë.

NJOFTIMI NGA AMBASADA E SHBA

Gjatë një “vizite virtuale” në Shqipëri në 6 Prill, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Mattheë Palmer u takua me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e PD-së Basha, për të konfirmuar rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri ndërsa festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ata rikonfirmuan përkushtimin tonë të përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh në fushën e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Me secilin prej udhëheqësve, Zv.Ndihmës Sekretari Palmer theksoi rëndësinë e roleve të tyre përkatëse, përfshirë edhe rolet institucionale të Presidencës dhe Kryeministrisë ashtu siç përcaktohen në Kushtetutë. Institucionet dhe udhëheqësit politikë mbartin përgjegjësinë për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, me rregulla që janë të paanshme, transparente dhe në kohë. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer gjithashtu përforcoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi, duke vërejtur përparimin domethënës që është bërë gjatë vitit të fundit. Gjatë një tryeze të rrumbullakët me përfaqësues nga institucionet e drejtësisë, shoqëria civile dhe media, ai i nxiti këta “Kampionë të Reformës në Drejtësi” në përpjekjet e tyre, në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë. Në fund, Zv. Ndihmës Sekretari Palmer theksoi rëndësinë strategjike të stërvitjes ushtarake Defender 21, e cila do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake shumëpalëshe që zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer dhe zyrtarë të tjerë amerikanë presin me kënaqësi që të rifillojnë vizitat fizikisht sapo rrethanat t’i lejojnë ato.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular