BallinaKryesoreBasha takim me të rinjtë në Divjakë: 25 prilli të jetë plot...

Basha takim me të rinjtë në Divjakë: 25 prilli të jetë plot me vota për ndryshim, ne do jua shpërblejmë me punë dhe vepra

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Divjakës. Ai ka vlerësuar punën që po bëjnë të rinjtë demokratë duke deklaruar se po punojnë ditë e natë në këtë fushatë, ndërsa shton se e meritojnë 2 orë relaks sot.

Basha thekson më tej se detyra e tij është të rrëfejë rrugën drejt një ekonomie me paga të larta e vende të reja pune.

Për më tepër lideri demokrat ka kërkuar nga të rinjtë që 25 prilli të jetë plot me vota për ndryshim, që më pas ai t’ua shpërblejë bashkë me qeverinë e PD me punë dhe vepra.

‘’Keni qenë motori i fushatës, e di nga Juli, nga kryetari juaj, kudo në Shqipëri fushatën po e bën dhe do e fitojë rinia demokrate e shqiptare. Kjo natyrisht më ngarkon mua dhe gjithë PD me përgjegjësi të veçantë e të dyfishtë.

E para, ajoq ë kemi shprehur në program, arsim e punësim për rini, mirqënie. Kur keni qenë fare të vegjël ne mundësuam lëvizjen pa viza. Tani na takon ne, qeverisë së re dhe rinisë së Divjakës e Shqipërisë, të hedhim hapin final, anëtarësimin në BE. Të mundësojmë që këtë bukuri të Divjakës, dhe pasuritë e jashtëzakonshme të saj, të prodhojnë mirqënie, vende pune, paga të larta, dinjitet e gëzim, për ju e familjet tuaja.

Këto janë synimet tona, objektivat e programit tonë, për këtë bëhet beteja, peng me 5 veta me në krye Ramën, apo Shqipëria do i kthehet shqiptarëve e të rinjve.

Baballarëve dhe nënave u them mos lini t’ua vjedhin të ardhmen fëmijëve tuaj. Nuk dua ta zgjas shumë, sepse sot të paktën për disa orë, ju vullnetarët e fushatës, që punoni ditë e natë qe e keni ngritur frymën e fitores si asnjëherë më parë. Të paktën për një orë ose dy keni të drejtën, dhe PD t’ju organizojë disa orë relaks. Para kësaj, dua t’ju them të gjithë ata që ndër ju e duan tokën, e duan jetën, blegtorinë, dhe që duan të jetojnë me tokën e të parëve të tyre, do ju jepet mundësia jo të jetoni si skllevër, por si shtresë e mesme. Toka e vendeve fqinje i kthen fermerët në sipërmarrës, ose rëndom në biznes. Ne në planin tonë do të bëjmë asgjë më pak se Kosova. Jep 100 milion euro me gjysmën e buxhetit tonë. Njerëz që e gëzojnë në Kosovë tokën e tyre.

Angazhimi i parë i imi, i ekipit, ta nisë me 100 milion euro minimumi. Kjo do të sjellë uljen e kostos së prodhimit. Në këtë mënyrë shumë shpejt edhe fermeri i Divjakës do të jetë i pavarur nga ana financiare, s’do e ulë kokën para qeverisë. Të parët që do e ndjejnë këtë jeni ju.

Të tjerëve, do iu ulin tarifat arsimore.  Universitetet nuk janë kështu siç janë sot. Bota po ndryshon më shumë se kurrë në 2 mijë vjet. Bota universitare do ndryshojë e para. Unë universitetet e Europës gjysma e kohës po kalon në teori, gjysma në praktikë. Studimet do i keni jo vetëm teori, por edhe praktikë. Në fund 1 vit praktikë të paguar me 300 mijë lekë të vjetra që t’ju sigurojë tranzicionin nga bankat e shkollës në tregun e punës.

Planet tona janë shumë konkrete. Ka filluar para 2 vitesh. Kemi 4-5 vite që punojmë. Siç është plani fiskal, për fermerët. Unë këtë detyrë kam. Detyrën e drejtimit, të rrëfej rrugën drejt një ekonomie që do na çojë në vende pune e paga të larta. Zgjim ekonomik të fermerit shqiptar dhe integrimit në Europë. Kam pasur privilegjin të punoja edhe si ministër i jashtëm, dhe i brendshëm

E kemi rrugën, planin vizionin për të çuar Shqipërinë në Europë. Ne kemi përgjegjësinë ta drejtojmë Shqipërinë në atë rrugë. Ju keni përgjegjësinë më të madhe, që me 25 prill me votë të ndryshojmë Shqipërinë. Vota juaj, përgjegjësia juaj pra është vota. Nuk e them këtë për votën tuaj personale .E shoh që iu shkëlqen syri. Siç e pashë sot Divjakën më shumë se kurrë, jo vetëm me njerëz, por me energji. Divjaka më 25 prill të jetë plot me vota për ndryshim. Dhe ne do jua shpërblejmë me punë dhe vepra. Provat i kemi dhënë. Nuk kemi fjalë e premtime boshe. Vizat i hoqëm, ta çojmë Shqipërinë drejt Europës. Do të rrisë mirqënien, do të forcojë ekonominë. Faleminderit nga zemra. ‘’- tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular