BallinaSportGriezmann bëhët baba për herë të tretë/ E pabesueshme rastësia me dy...

Griezmann bëhët baba për herë të tretë/ E pabesueshme rastësia me dy fëmijët e tjerë

Është një festë e trefishtë në shtëpinë Griezmann: sulmuesi i Barcelonës njoftoi në rrjetet sociale lindjen e vajzës së tij të tretë, Alba, e cila për rastësi të pabesueshme erdhi në jetë në të njëjtën ditë me Mia Griezmann lindur më 8 prill 2016 dhe Amaro Griezmann më datë 8 prill 2019.

Bashkëshortja e lojtarit Erika Choporena nuk do ta ketë problem ta festojë çdo ditëlindje, sepse ata do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë çdo 8 prill dhe t’i kombinojnë festat e tre fëmijëve të tyre në një.

Ne nuk e dimë sa raste të ngjashme me këtë do të ketë në botë, por ka të ngjarë që të jetë një nga të paktit që ekzistojnë. Është thënë që rastësitë nuk ekzistojnë, por në këtë rast po përballemi me përjashtimin nga rregulli…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular