BallinaAktualitetNdarja nga jeta e klerikut mysliman/ Basha: Sot humba mikun e çmuar...

Ndarja nga jeta e klerikut mysliman/ Basha: Sot humba mikun e çmuar Haxhi Fejzi Zaganjorin, një patriot dhe personalitet

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndau me ndjekësit e tij trishtimin për ndarjen nga jeta të mikut të tij të çmuar, Haxhi Fejzi Zaganjorit. Basha e ka përshkruar me cilësitë më të larta, figurën e Zaganjorit ndërkohë që i ka përcjellë ngushëllimet e tij, familjes dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe e kanë dashur klerikun mysliman:

“Me trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Sheh Haxhi Fejzi Zaganjorit, simbol i patriotit dhe qytetarit shkodran, klerik i nderuar, mishërim i përkushtimit ndaj besimit në Zot dhe respektit e bashkëpunimit ndërfetar, personalitet me kontribute për Shkodrën e më gjerë.

Jam shpirtërisht pranë znj. Valdete, familjes Zaganjori dhe miqve të tij të shumtë në këtë humbje të madhe për ta dhe për Shkodrën. Sot humba një mik të çmuar, këshillat e urta dhe fjala e të cilit do të më mungojnë shumë. Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë paqen e përjetshme!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular