BallinaKryesoreBasha: Rama u zotua për transparencë dhe konkurrencë të ndershme, por dështoi!...

Basha: Rama u zotua për transparencë dhe konkurrencë të ndershme, por dështoi! Korrupsioni, i përhapur në çdo hallkë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sjellë në vëmendje të hënën, perceptimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë dhe qeverisjen e saj. “Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, DASH thekson se mungesa e transparencës, konkurenca e padrejtë dhe korrupsioni në çdo hallkë të Shoqërisë, janë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha në Instagram,  kur kanë mbetur edhe 12 ditë deri në zgjedhje, në rubrikën “100 dështimet e Ramës në 8 vite”.

“Në vitin 2013, – shkruan Basha, –  Rama u zotua se konkurenca dhe transparenca do të vebndoseshin në themel të qeverisjes së tij. A e mbajti këtë zotim? Përgjigja: Jo. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, DASH thekson se mungesa e transparencës, konkurenca e padrejtë dhe korrupsioni në çdo hallkë të Shoqërisë, janë problemet kryesore të Shqipërisë” dhe premton për pas fitores në zgjedhje:

“Vendosje e konkurencës së ndershme dhe interesit publik në themel të qeverisjes sonë; garantim i transparencës institucionale me qëllim rritjen e shkallës së disponibilitetit e të dhënave për qytetarët, sipas modelit qeverisës “Open data”.”
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular