BallinaKronikeAksidenti i rëndë në Gjakovë/ Dy të vdekur nga Kosova, një nga...

Aksidenti i rëndë në Gjakovë/ Dy të vdekur nga Kosova, një nga Shqipëria

Dalin detaje të reja nga aksident i rëndë që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës, ku kanë vdekur tre persona.

Komandanti i Trafikut për rajonin e Gjakovës, ka konfirmuar se dy prej viktimave janë kosovarë dhe një nga Shqipëria

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe është përplasur në urë. Mjekët kanë ardhë në vendin e ngjarjes. Dy persona janë kosovarë, derisa një person tjetër është nga Shqipëria”, ka thënë ai për Syri Vision.

Lidhur me aksidentin për SyriKosova ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është për një aksident ne Fshatin Raçë. Patrullat policore kane dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dal jashtë rrugës kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kanë dal ambulanca, zjarrëfiksat, njësia e trafikut  si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar, se personat që gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë të informuar”, deklaroi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular