BallinaKryesoreKërcënimi i Ramës: Patronazhistëve u merrni të keqen, ata ju njohin kush...

Kërcënimi i Ramës: Patronazhistëve u merrni të keqen, ata ju njohin kush jeni

Edi Rama gjatë një takimu me të rinjtë në Tiranë, ka folur edhe për patronazhistët. Rama është shprehur se ata janë çelësi kryesor i zgjedhjeve. Madje, ai ka shtuar se të gjithë u merrni të keqen patronazhistëve.

Ai theksoi: “Patronazhistin nuk e krijuam ne, është edhe në Angli. Gjithashtu, është figura kyçe në zgjedhjet mes republikanëve dhe demokratëve në SHBA. Duhet të mbajë shënim, se çfarë perceptimi ka me ata që takon. Kshu që le të thonë ça të duan ata. Patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike, ku kush ka ambicie dhe dëshirën për të shkuar në klasa të larta, duhet ta fillojë nga patronazhimi. Patronazhistëve t’u merrni të keqen”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular