BallinaSport“Lufta civile” e futbollit vazhdon, “rebelët” drejt përjashtimit, UEFA vendos të premten

“Lufta civile” e futbollit vazhdon, “rebelët” drejt përjashtimit, UEFA vendos të premten

Përplasja vazhdon dhe është shumë e fortë. UEFA ka konfirmuar edhe një herë kërcënimet për 12 klubet rebelë që njoftuan krijimin e Super League dhe që mund të përjashtohen nga të gjitha turnetë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të premten kur është thirrur një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv të UEFA. Deri atëherë, pozicioni i qeverisë europiane të futbollit është forcuar nga presidenti i saj, Alexander Ceferin.

1. Revolucioni I Madh Lind Super League, Futbolli Europian Tronditet Nga Themelet

“Kjo ide është një e pështyrë në fytyrën e të gjitha atyre që e duan futbollin. Nuk do të lemë që ta e marrin futbollin. Skuadrat luajnë sipas meritës dhe jo si vendim i disa të pangopurëve. Siç është thënë, lojtarët që marrin pjesë në këtë Ligë të mbyllur nuk do të luajnë në Kampionatet Europianë dhe Botërorë”, ka thënë Ceferin, që më pas ka sulmuar hapur dhe ashpër presidentët e klubeve themelues, duke i cilësuar ata mashtrues dhe gjarpërinj.

F4b16fc7208c8753bd1873c0dc6e2038 1200x675

“Do të isha i irrituar edhe sikur të mos e kisha këtë rol. Por mund të them se Champions do të vijojë edhe pa këto skuadra”, ka vijuar presidenti i UEFA, duke konfirmuar rrezikun e përjashtimit të tyre. “Po vlerësojmë situatën me juristët tanë, por është e sigurt që do të aplikojmë të gjitha sanksionet që mundemi. Por sipas meje duhet të përjashtohen menjëherë. Një gjë është e sigurtë, Super League është e paligjshme”, është shprehur Ceferin, duke zbuluar edhe linjën që do të ndjekë Komiteti Ekzekutiv i UEFA në mbledhjen e së premtes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular