Nëse antidjersat e dyqaneve nuk funksionojnë si duhet, këto opsione natyrale janë më të mirat

0

Ngritja e temperaturave e ditëve të fundit ka bërë që shumë njerëz të heqin dorë nga rrobat dimërore dhe të veshin gjëra gjithmonë e më të lehta. E përveç ndryshimeve në garderobë, femrave u duhet të bëjnë edhe disa ndryshime në çantën e kozmetikës, ta pasurojnë atë me produkte të domosdoshme për trupin dhe fytyrën gjatë kësaj stine.

Një nga këta produkte është padiskutim anti-djersa. Në qoftë se nuk ju pëlqejnë anti-djersat që gjeni në supermarket, ju mund të përgatisni një të tillë në shtëpi dhe efekti do të jetë akoma më i mirë. Living sjell për ju 3 receta shumë interesante që mund t’i procovoni në çdo kohë.

1. Ujë livandoje dhe uthull

Ju duhen:

-15 pika vaj esencial livandoje

– ½ filxhan uthull molle

– 1 degë livando

– 1 gotë ujë

Livandoja njihet për aromën e këndshme, por gjithashtu ka veti anti-inflamatore dhe antimikrobiale. Edhe uthulla i ka këto veti, por nëse aplikohet direkt në lëkurë, mund të shkaktojë acarim dhe kjo është arsyeja pse uji është aq i rëndësishëm, pasi do të hollojë përbërësit. Në një enë përzieni ujin me uthullën dhe pikat e vajit. Lani mirë degën e livandës dhe shtoni lulet në përzierje. Lëreni për 10 orë para se ta përdorni.

2. Sodë buke dhe vaj kokosi

Ju duhen:

– 1/2 filxhan sode buke

– 1/2 filxhan niseshte

– 2 lugë gjelle vaj kokosi

– 10 pika vaj esencial rozmarine

Soda e bukës ka veti antibakteriale dhe po kështu edhe vaji i arrës së kokosit, i cili është gjithashtu anti-inflamator dhe hidratues. Vaji esencial i rozmarinës mund të zëvendësohet nga çdo aromë tjetër, megjithëse kjo i jep elasticitet lëkurës.Për përgatitjen e saj, duhet të përzieni përbërësit në mënyrë të barabartë. Aplikojeni atë dhe prisni pak derisa vaji të përthithet, për të ruajtur efektivitetin e tij.

3. Ujë trëndafili dhe locion nga fara liri

Ju duhen:

– 1/2 filxhan ujë trëndafili

– 1/4 filxhan sodë buke

– 1/4 gotë ujë të distiluar

– 1 lugë fara liri

– një kavanoz qelqi

Uji i trëndafilit përdoret gjerësisht në botën kozmetike falë vitaminës C, e cila parandalon oksidimin. Nga ana tjetër, farat e lirit janë të afta të ndihmojnë në trajtimin e akneve dhe për ta mbajtur lëkurën të hidratuar. Ziejini farat e lirit në ujin e distiluar për 2 minuta. Hiqeni tiganin nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet. Pastaj shtoni sodën e bukës dhe ujin e trëndafilit dhe përziejini. Ruajeni atë në një kavanoz qelqi në temperaturë ambienti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.