BallinaKryesoreÇfarë ndodhi me Exit Poll-et? Pse gabuan? Bushati ka një teori

Çfarë ndodhi me Exit Poll-et? Pse gabuan? Bushati ka një teori

Një nga pikëpyetjet më të mëdha në opinionin publik lidhet me faktin se përse sondazhet paraprake të ditës së zgjedhjeve tregonin se opozita do të fitojë zgjedhjet. Madje edhe ato exit poll-e që u organizuan nga media pranë pushtetit, flisnin për të paktën një barazim.

Megjithatë rezultati i numërimit tregon një realitet krejt ndryshe. Ku gabuan këto sondazhe, është një pyetje që ngrihet vazhdimisht në median sociale.

Analisti Andi Bushati, në një koment në Lapsi.al, e ka një teori.

“Përgjigjja është e thjeshtë: sepse ata, të cilëve iu është blerë vota, nuk u janë përgjigjur anketuesve. Ata kanë pasur ngurrim dhe sypërmbysje për të deklaruar votën e tyre të turpit. Dhe sipas kësaj llogarie, kjo votë turpi, ajo e hendekut të mospërputhjes mes exit polleve dhe rezultatit faktik që po përvijohet, i bie të jetë nga 7 deri në 9 mandate që dalin të pashpjegueshme në favor të rilindjes. Ajo është prova e pakundërshtueshme se këtë radhë kemi qenë përpara një masakre elektorale me blerje industriale votash.

Por, për këtë, ka edhe argumente të tjerë. A e di vallë ndokush se ku kanë shkuar ato dhjetëra miliona euro të ndara së fundi nga qeveria, për koncesione e tendera pa garë? A mos duhet kërkuar aty diferenca e gabimit të matjeve të opinionit? A di ta shpjegojë njeri, se si, në qarkun më të emancipuar të vendit, në Tiranë, grupime djemsh të rinj dhe pa asnjë njollë korrupsioni, si Endrit Shabani apo Bojken Abazi marrin të dy së bashku më pak vota sesa Tom Doshi? A mund të flitet në këtë rast për një votë të pastër e të ndershme? A nuk kemi këtu një provë se gjithçka është vendosur me lekë?

Besoj se këto pyetje retorike nuk kanë nevojë për koment. Të gjitha ato së bashku provojnë një gjë të thënë e të stërthënë, se sa më shumë një regjim implikohet në krim, aq më pak ai është i përmbysshëm me votë. Zgjedhjet e këtij prilli dëshmojnë se vendi ka hyrë përfundimisht nën lëngatën e gjatë të një autokracie”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular