BallinaAktualitetDrejtuesit e ‘Defender 21’/ Ambasada e SHBA i uron mirëseardhjen tre gjeneralë...

Drejtuesit e ‘Defender 21’/ Ambasada e SHBA i uron mirëseardhjen tre gjeneralë me katër yje

Ditën e sotme, Ambasada e SHBA në Shqipëri i ka uruar mirëseardhjen tre gjeneralëve që mbërritën në Shqipëri për të asistuar në nisjen e stërvitjes Defender 21, e cila konsiderohet stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

Tre gjeneralët janë takuar me ambasadoren Yuri Kim gjatë ceremonisë së pritjes në Shqipëri

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar ndër të tjera tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve që Shqipëria ka me SHBA.

Në stërvitjen “Defender Europe 21” do të marrin pjesë rreth 6 mijë trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vende të tjera aleate.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

Ne i urojmë mirëseardhjen Gjeneralit Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s; Gjeneralit Jeffrey Harrigian, Komandant i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë – Forcave Ajrore Afrikë, si dhe Komandës Ajrore Aleate; dhe gjeneralit Christopher Cavoli, Komandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë dhe Afrikë. Tri Gjeneralët me katër yje mbërritën sot në Shqipëri për të asistuar në nisjen e #DefenderEurope21, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. #KrahperKrah

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular