Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kuvendi i “vjetër” do të mblidhet ditën e sotme në seancë plenare.
Mbledhja pritet të nisë rreth orë 10:00 në drejtimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Sipas rendit të ditës, në seancë do të shqyrtohet disa projektligje të kthyera nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta si dhe njoftohet kërkesa e PS për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit
Kujtojmë se mandati i deputetëve aktualë në Kuvendit të Shqipërisë, përfundon në muajin shtator, kohë në të cilën pritet që të bëhet edhe betimi i ligjvënësve të rinj.
Rendi i Ditës:
Urdhër nr. 18, datë 03.05.2021 për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, datë 04.05.2021, ora 10.00.
Në mbështetje të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 4-21 maj 2021,
U r d h ë r o j:
Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 04.05.2021, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.03.2021.
Akt normativ nr. 8, datë 22.3.2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar”’.
Akt normativ nr. 9, datë 22.3.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Senayi ve Ticaret”, A.S, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavax, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd., dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”.
Akt normativ nr. 10, datë 24.3.2021 “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret”, A.S. për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell), Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd., dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”.
Akt normativ nr. 11, datë 25.03.2021 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar””
Akt normativ nr. 12, datë 25.03.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 112/2020, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”. 8. Akt normativ nr. 13, datë 31.03.2021 “Për një ndryshim në ligjin nr.8668, datë 23. 10. 2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar””. 9.
Dekret nr. 12 055, datë 26.3.2021, “Për kthimin e ligjit nr. 30/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar”. 10. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 12.078, datë 6.4.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. 11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).
III.Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për marrjen e masave mbrojtëse të nevojshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 në seancë plenare.
IV.Ngarkohen Shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.