BallinaAktualitetKomiteti i Ekspertëve prezanton masat e reja: Ja si do të bëhet...

Komiteti i Ekspertëve prezanton masat e reja: Ja si do të bëhet kthimi në auditore i studentëve! Hiqet karantina 14 ditore për…

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka prezantuar masat e reja për parandalimin e Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj para Komiteti bëri të ditur se nuk do të ndryshojë ora policore. Ajo bëri të ditur se do të hiqet karantina 14 ditore për personat që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Ndërsa për kthimin e studentëve në auditorë u shpreh se do të bëhet sipas një protokolli të caktuar.

“Në çdo hap jemi treguar shumë të kujdesshëm qoftë sa i takon masave, apo edhe lirimit të masave. Do të jemi po kaq të kujdesshëm ku situata konsiderohet e kontrolluar. Në plan të parë është shëndeti

Nisur nga situata Komiteti i Ekspertëve ka patur një mbledhje dhe ka rivlerësuar masat e marra disa javë më parë. Ka bërë një rivlerësim në dy vendet fqinje, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, ku vihet re edhe ulja e rasteve.

Komiteti ka vendosur heqjen e masës se karantinës 14 ditore me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në vijim, me kërkesë të ministrisë së Arsimit do të lejohet hapja e auditorëve të universiteteve vetëm për konsultime dhe sezonin e provimeve sipas një kalendari të miratuar. Universitet do të garantojnë një plan dhe të zbatojnë protokollet.

Do të mbetet në fuqi rregullat e tjera, ora policore nga ora 22:00 -6 të mëngjesit“, tha Manastirliu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular