BallinaKronikeAutor i qindra grabitjeve, si u ekstradua nga Kosova "superhajduti" shqiptar, qëllonte...

Autor i qindra grabitjeve, si u ekstradua nga Kosova “superhajduti” shqiptar, qëllonte dhe me armë “shënjestrat” e tij

Autori i qindra grabitjeve, 24-vjeçari Markelian Cungu, është ekstraduar dje nga Kosova, pasi është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës, me 25 vite burgim.

Ai është shpallur fajtor për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Markelian Cungu, u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar në Kosovë, pasi ishte shpallur në kërkim si autor i grabitjes me armë të ndodhur më 19 janar të vitit të kaluar në Allias, ku mbetën të plagosur çifti Petrit dhe Afërdita Laze. Cungu, në bashkëpunim me Fatjon Mertenikajn hynë në banesë gjatë natës dhe qëlluan me armë, duke plagosur fillimisht të zotin e shtëpisë Petrit Lazen dhe më pas bashkëshorten e tij, Afërdita Laze, të cilët në katin e parë të vilës kishin biznes.

ZBARDHJA E NGJARJES

Pa kaluar as një muaj nga ngjarja, Policia e Tiranës zbardhi plagosjen e çiftit Laze gjatë tentativës për grabitje në shtëpinë e tyre në Allias, duke vënë në pranga një person dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 19 janarit të vitit 2020, është dokumentuar me prova ligjore nga ana e grupit hetimor, pas një analize ADN-je, të përftuar nga një kampion pështyme në një nga maskat e gjetura jo shumë larg vendit të ngjarjes. ADN-ja ka çuar në identifikimin e njërit prej autorëve, 28-vjeçarit Fatjon Martenikaj, i arrestuar në Rinas në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Ndërsa ideatori kryesor e ngjarjes, i cili u shpall vjet në kërkim dyshohej se ishte Markelian Cungu, “superhajduti”, që ka kryer qindra vjedhje që kur ishte në moshë të mitur. Ka qenë i arrestuari Martenikaj që ka treguar emrin e ideatorit, duke deklaruar se planin e grabitjes së çiftit Petrit e Afërdita Laze e kishte thurur Markelian Cungu.

“Duke tentuar që t’i nxirrja jashtë shtëpisë, ata më qëlluan me armë. E ndjeva se isha plagosur, por ata më shtynë drejt banjës dhe më mbyllën aty. Kam marrë një levë dhe jam hedhur nga dritarja për t’u rifutur në shtëpi, por ata ishin larguar pa marrë gjë”, është shprehur 62-vjeçari Laze gjatë deklarimeve para oficerëve të Policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular