BallinaAktualitetMasakra zgjedhore/Tabaku: Kemi dërguar mbi 50 raste në SPAK dhe 130 raste...

Masakra zgjedhore/Tabaku: Kemi dërguar mbi 50 raste në SPAK dhe 130 raste në prokuroritë e rretheve

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në lidhje “Skype” në “Ora 19” në Syri TV foli për atë që opozita e quan masakra zgjedhore e 25 prillit.

PD do t’i kërkojë KQZ-së që në 9 qarqe rezultati i zgjedhjeve të shpallet i pavlefshëm.

“Nuk ka më një ndarje mes shtetit dhe partisë, pasi i gjithë shteti ishte në funksion të zgjedhjeve. Blerja masive e votave nga njëra anë, përdorimi i të gjitha burimeve financiare shtetërore, qendrore, lokale nga ana tjetër, kjo e shoqëruar nga presione mbi votuesit dhe Database e Partisë Socialiste që doli nëpër media, tregojnë që i gjithë shteti ishte në fushatë dhe u përdor çdo burim i mundshëm nga administrata”, theksoi fillimisht deputetja e zgjedhur në Qarkun e Tiranës.

Më tej Tabaku shtoi: “Partia Demokratike ka deklaruar që në ditën e parë se do të vazhdojë me hetimin dhe të vendoset përpara drejtësisë kushdo që ka shkelur ligjin, këdo që ka cenuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ne kemi çuar mbi 50 raste në SPAK dhe 130 raste në prokuroritë e rretheve nga njëra anë dhe nga ana tjetër kemi kërkuar pavlefshmëri të rezultatit aty ku ka patur shkelje madhore”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular