BallinaBotaXi Jinping-u thekson bashkëpunimin kundër COVID-19 në telefonatën me Guterres-in

Xi Jinping-u thekson bashkëpunimin kundër COVID-19 në telefonatën me Guterres-in

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres të enjten se detyra më e ngutshme për komunitetin ndërkombëtar mbetet beteja kundër pandemisë së koronavirusit.

Duhet të forcohet bashkëpunimi global dhe të kundërshtohen manipulimet politike, tha Xi, duke shtuar se vendet e mëdha duhet të japin shembullin e tyre duke siguruar më shumë produkte publike.

Kina deri tani ka dhënë ndihmë me vaksina për 80 vende dhe ka eksportuar vaksina në më shumë se 50 vende.

Xi dhe Guterres gjithashtu riafirmuan angazhimin e tyre për multilateralizmin.

“Multilateralizmi është i pandashëm nga OKB-ja, nga ligji ndërkombëtar dhe nga bashkëpunimi midis të gjitha vendeve. Bota ka nevojë për multilateralizëm të vërtetë,” shtoi Xi.

Ai tha se të gjitha vendet duhet të veprojnë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe nuk duhet të kërkojnë konfrontim ideologjik në emër të multilateralizmit.

Xi gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e trajtimit të ndryshimeve klimatike, duke theksuar se Kina është zotuar të arrijë pikun e lëshimit të karbonit para vitit 2030 dhe të arrijë asnjanësinë e karbonit deri në 2060-n, një hapësirë kohore mjaft me e shkurtër se ajo që u është dashur shumë vendeve të zhvilluara.

Është një nismë e marrë nga Kina, jo përgjigje e detyruar, tha Xi. Sipas tij, Kina do të përpiqet ta trajtojë ndryshimin e klimës bazuar në situatën aktuale, dhe shpreson që parimi “përgjegjësi të përbashkëta, por të ndryshme” do të vazhdojë të çojë përpara aktivisht bashkëpunimin ndërkombëtar.

Guterres-i shprehu urimet e tij për 100-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Kinës dhe 50-vjetorin e rivendosjes së vendit të ligjshëm të Kinës në OKB.

Ai gjithashtu vlerësoi lart arritjet e Kinës në uljen e varfërisë dhe në mbrojtjen e multilateralizmit.(Zhan Dian/Artan)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular