BallinaBotaCOVID në Britani/ Johnson relakson masat: Nga e hëna do të lejohen…

COVID në Britani/ Johnson relakson masat: Nga e hëna do të lejohen…

Mbledhjet deri në 30 persona, aktivitete të organizuara sportive e deri tek përqafimet do lejohen, po ashtu hotele e lokalet do të jenë të hapura nga e hëna në Britani. 

Një kthim spektakolar në normalitetin e pas pandemisë është ajo që Britania aspiron të bëjë nga e hëna e ardhshme, duke lehtësuar shumë masat e distancës sociale të marra për shkak të koronavirusit.

Nën udhërrëfyesin e shpallur nga qeveria, por edhe të të dhënave të mira epidemiologjike, pas muajsh ndalimesh, kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi se qytetarët do të jenë në gjendje të përqafojnë, ose të shkëmbejnë shtrëngim duarsh me familjen dhe miqtë e tyre, ndërsa ambientet e brendshme të hapen edhe pubet po ashtu.

Qytetarëve u kërkohet të vendosin vetë nëse do të respektojnë masat e distancës sociale kur takohen me miqtë dhe familjen.

Boris Johnson sqaroi se relaksimi i madh i masave nuk do të thotë që masat paraprake do të hiqen. “Në fakt, për më shumë se një vit në një pandemi, të gjithë e dimë se kontakti i ngushtë, të tilla si përqafimet, është një mënyrë e drejtpërdrejtë e transmetimit të sëmundjes,” tha ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të konsiderojnë të mundshëm infektimin.

”Mos harroni se jashtë është më sigurt sesa në ambiente të mbyllura dhe nëse takoheni në ambiente të mbyllura, mos harroni të hapni një dritare dhe të lini ajër të pastër”, tha ai.

Të hapur për herë të parë, pub-et, restorantet dhe kafenetë do të jenë në gjendje t’u shërbejnë klientëve brenda për herë të parë këtë vit. Në të njëjtën kohë, kinematë, stadiumet dhe vendet e eventeve po rihapen.

Qytetarët do të jenë në gjendje të udhëtojnë përsëri jashtë vendit për sa kohë që ata ndjekin rregullat e qeverisë për sigurinë kombëtare dhe protokollet për vendet e tjera.

Relaksimi vjen pasi të dhënat tregojnë se 1/3 e të rriturve në Britani janë vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa më shumë se 53 milion vaksina janë bërë në vend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular