BallinaSportFinalja e Champions League mund të mos luhet në Stamboll, ja ku...

Finalja e Champions League mund të mos luhet në Stamboll, ja ku po planifikohet

Finalja e Champions League sërish mund të mos zhvillohet në Stamboll të Turqisë dhe sipas The Guardian, Wembley po shihet si opsioni më i mundshëm.

Me shumë mundësi tifozë nga Anglia të Manchester City dhe Chelsea nuk do të mund të udhëtojnë në Turqi pasi ky shtet është në listën e kuqe të Britanisë për shkak të përhapjes së Covid-19. Kjo do të thotë se çdo person që do të kthehet nga Turqia do të karantinohet për 10 ditë në një hotel me shpenzimet e veta.

Ka raportime se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mund të ofrojë një përjashtim nga rregullat e karantinës për lojtarët e përfshirë, edhe pse skenari ideal do të ishte organizimi i ndeshjes në Angli

Kryeministri Boris Johnson tha në fundjavë: “Do të ishte shkëlqyer të presim finalen këtu nëse mundemi” dhe se “me dy skuadra angleze në finale, do të ishte një turp i madh nëse tifozët nuk do të ishin në gjendje të merrnin pjesë”.

Finalja e Champions League, mes Manchester City dhe Chelsea, është programuar prej kohësh që të zhvillohet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, më 29 maj prej orës 21:00.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular