BallinaKronikeVIDEO/ Fshehën turkun më të kërkuar në botë, kush janë dy ndihmësit...

VIDEO/ Fshehën turkun më të kërkuar në botë, kush janë dy ndihmësit shqiptarë

Zbulohen emrat e dy personave të cilët dyshohet se kanë ndihmuar biznesmenin turk Faruk Fatih Ozer të fshihet në Shqipëri.

Personi që shfaqet në videon e publikuar më herët i veshur me xhup ngjyrë të kuqe dhe të bardhë është identifikuar si Altjon Canaj dhe është shoqëruar në Policinë e Shtetit, ku pasi u mor në pyetje u la i lirë.

Sipas dëshmisë që Altjon Canaj ka dhënë në polici, mësohet se ai e ka ndihmuar turkun së bashku me një tjetër person të quajtuar, Edevaldo Haxhiu.

Altjon Canaj ka deklaruar në polici se nuk e njihte Faruk Fatih Ozer dhe nuk e dinte pse kishte ardhur në Shqipëri. Ai tregon se është telefonuar nga miku i tij Edevaldo Haxhiu, i cili i ka kërkuar që të shkonte të merrte turkun në aeroport, pasi vetë nuk mund të lëvizte në atë moment.

Canaj tregon se e ka marrë dhe e ka dërguar në një hotel në Tiranë duke e ndihmuar të bëjë “check in”, siç duket edhe nga kamerat e sigurisë duke mos u takuar më me të.

Canaj tha se pasi u njoh me lajmet në media dhe akuzat për Faruk Fatih Ozer ka tentuar që të kontaktojë me Edevaldo Haxhiun, por nuk ka folur me të.

Sipas mediave turke, biznesmeni Edevaldo Haxhiu është shpallur në kërkim.

Shtypi turk shkruan se bosi i kriptomonedhave vijon të jetë në Shqipëri ndërsa strehohet nga njerëz të botës së krimit.

Özer themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë.

I riu dyshohet se nga 400 mijë investitorë ka përfituar 2 mld dollarë.

Ai akuzohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular