Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit te lagjja “5 Maji”, në Tiranë, mbrëmjen e kaluar.
“Balkanweb” raporton se viktima ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë.
Më pas, ka ndodhur ngjarja e rëndë, ku policia ka identifikuar njërin nga autorët e krimit, që është shtetasi Marjus Dema. Raportohet se ata ishin miq me njëri-tjetrin.
Bëhet e ditur se Qema është qëlluar me një plumb në gjoks dhe është dërguar në QSUT nga djemtë e tjerë, që ndodheshin aty, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të rënda.