BallinaPolitike1946/Hekura për Burgun e Burrelit

1946/Hekura për Burgun e Burrelit

Burgu nr.3 Burrel, i njohur më pas me numrin 321, u çel në vitin 1946. Burgu është ndërtuar midis fundit të vitit 1938 dhe fillimit të vitit 1939, pa u përfunduar dhe “përuruar”. Për herë të parë kësisoj ai u përdor nga administrata e kohës së luftës. Në vitin 1946 filluan meremetimet e brendshme, u vendosën rojet e jashtme dhe rrethimi i jashtëm me gjemba, punimet e të cilave i bënë robërit e luftës italo – gjermanë. Qëllimi ishte që burgu të përdorej për të burgosurit politikë me rrezikshmëri të lartë dhe ata ordinerë po me rrezikshmëri të lartë etj”. Burgu i hap në vitin 1946, sepse në disa vende të Shqipërisë si në Elbasan, Peshkopi, etj, ishin thyer burgjet, madje kishin ndodhur edhe arratisje. Burgu i Burrelit u bë  ndërtesë e fortë, paprekshmëria e të cilit u rrit edhe nga rrethimi i dytë që ishte vendosur dhe nga rregullimi i brendshëm.

Për Burgun e Burrelit më 3.10.1946, Dega nr.2 e Ndërmarrjes Shtetërore të Ndërtimit, me shkresën nr.909, datë 3.10.1946, kërkonte nga Drejtoria Qendrore NSSHN-së, një sasi të konsiderueshme hekuri. Themi të tillë sepse godina ishte e ndërtuar. Mbi 500 e ca metra hekur u përdorën për rregullimin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular