BallinaKronikeLidhën burrin dhe vranë 20 vjeçaren në sy të foshnjës, krimin që...

Lidhën burrin dhe vranë 20 vjeçaren në sy të foshnjës, krimin që shokoi Greqinë e bëri banda shqiptaro-greke

Mediat greke raportojnë se pas vrasjes makabre të 20-vjeçares Karolina qëndron një bandë shqiptaro-greke. Raportohet se kjo bandë është e vendosur diku në periferitë perëndimore të vendit dhe se fusha e tyre e veprimit shtrihet në verilindje të Atikës.

Për bandën në fjalë thuhet se është e përbërë nga shumë anëtarë që kryejnë kryesisht grabitje me dhunë dhe që kryesisht i lidhin me litarë viktimat e tyre.

Për t’u arratisur, ata përdorin rrugë lagjesh duke shmangur bulevardet dhe kamerat e trafikut.

Në orët në vijim, pritet që të dalin edhe rezultatet e para nga laboratorët e nga Laboratorët e Mjekësisë Ligjore, të cilat mund të lehtësojnë më tej edhe punën e policisë për të identifikuar autorët në listën e kuqe me 100 persona.

Duket se banda e zgjodhi shtëpinë e Babis Anagnostopoulos dhe Karolinës në mënyrë rastësore dhe pasi i vëzhguan për disa ditë, ata regjistruan çdo hap të pronarëve përpara se të bënin hapin final të planit të tyre.

Mediat greke raportojnë se pas autopsisë së kryer tek viktima, një shtetase angleze, e cila ishte martuar me një shtetas grek, u vërtetua se njëri nga tre autorët e vrasjes e mbylli gojën me copa lecke, por e shtypi në mënyrë të padurueshme dhe ia shtrëngoi buzët me pëllëmbën e duarve.

Lidhën burrin dhe vranë 20 vjeçaren në sy të

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular