BallinaKronike20-vjeçarja u vra nga një bandë shqiptaro-greke, detaje tronditëse nga krimi në...

20-vjeçarja u vra nga një bandë shqiptaro-greke, detaje tronditëse nga krimi në Greqi

spot_img
spot_img

Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga krimi horror që tronditi Greqinë, ku grabitësit mbytën 20-vjeçaren Caroline Crouch dhe i dhunuan bashkëshortin, ndërsa shpëtoi foshnja 11-muajshe.

Mediat e fundit raportojnë se pas këtij krimi të rëndë fshihet një bandë e përbërë nga shqiptarë dhe grekë, të profilizuar për vrasje. Kjo bandë përbëhet nga persona që përdorin dhunë te tepruar, rrahje dhe lidhje me litar ndaj shënjestrave të tyre

Ndërsa për të shpëtuar pas krimeve tragjike, ata përdorin rrugicat dhe jo bulevardet kryesore, duke shmangur kështu postblloqet e policisë. Deri më tani, policia greke ka në “listën e zezë” 100 persona, që mund të jenë përfshirë në këtë krim.

Anëtarët e bandës mbikëqyrën për disa ditë banesën e çiftit të ri, panë të gjitha lëvizjet, jetën dhe zakonet e tyre dhe në fund kaluan në fazën përfundimtare dhe me të tmerrshme të planit të tyre, grabitjen.

Analistët grekë theksojnë se pas vrasjes së 20-vjeçares, autorët do të kishin vrarë edhe bashkëshortin e saj, pasi i kishin lidhur sytë dhe i kishin vënë izolues në gojë, ku atij i kishte rënë të fikët dhe grabitësit ishin larguar, duke e lënë pa ndjenja dhe duke menduar se ai kishte vdekur.

Ndërkohë, nga të dhënat e deritanishme, policia raporton se autorët mund të kenë përdorur drogë para krimit, ndaj dhe nuk i kanë kontrolluar veprimet e tyre kaq agresive.

20-vjeçarja u vra nga një bandë shqiptaro-greke, detaje

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular