BallinaAktualitetKëngëtari i famshëm bie nga dritarja e hotelit dhe ndërron jetë, 2...

Këngëtari i famshëm bie nga dritarja e hotelit dhe ndërron jetë, 2 javë pasi u martua

Një këngëtar shumë i njohur në Brazil ka ndërruar jetë pas një aksidenti në hotelin ku po qëndronte.

Kevin Nascimento Bueno, 23 vjeç, i njohur gjithashtu si MC Kevin me plot 10 milionë ndjekës në Instagram, ra nga dritarja e një hoteli në një lagje buzë plazhit të Rio de Janeiros, në Brazil.

Skuadra e zjarrfikësve u thirr në vendngjarje dhe e çoi 23-vjeçarin në spital në një gjendje kritike, ku ai më vonë ndërroi jetë.

Aksidenti ndodhi të dielën në mbrëmje, vetëm dy javë pas dasmës së tij me avokaten Deolane Bezerra në një plazh meksikan. Pas vdekjes së tij tragjike, Bezerra postoi një foto të tyre nga dasma bardh e zi.

foto galeri

foto galeri

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular