BallinaKryesoreU kualifikua e para për në finalen e “Eurovision 2021”, Anxhela Peristeri:...

U kualifikua e para për në finalen e “Eurovision 2021”, Anxhela Peristeri: Jemi një vend i vogël, por Shqipëria e meriton!

Anxhela Persiteri arriti të kualifikohet mbrëmjen e djeshme për në finalen e madhe të “Eurovision 2021”, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.

Këngëtarja zgjodhi që të performojë vetëm në skenë dhe e gjithë vëmendja ishte tek ajo.

Pas përfundimit të natës së dytë gjysmëfinale, Anxhela iu përgjigj pyetjeve për konferencën për shtyp të mediave.

Secili prej shteteve merr tre pyetje: njërën nga gazetarët e vendit konkurrues, njërën nga mediat kombëtare dhe të fundit nga mediat online.

Si ndihesh pasi ishe e vetme në skenë dhe ia dole që e gjithë Evropa të votojë për ty dhe Shqipëria të jetë në finalen e madhe?”,- ishte pyetja e parë që iu drejtua këngëtares shqiptare.

Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet evropiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit!”,- u përgjigj Peristeri.

Shtypi ndërkombëtar i Polonisë e pyeti: “Si është ‘Karma’ jote tani?”

Anxhela u përgjigj: “E dua ‘Karmën’ time, do të jem një njeri i mirë për pjesën e mbetur të jetës…

Ndërsa nga gazetarët e mediave online pyetja ishte: “Si ndihesh tani që Shqipëria është për herë të tretë radhazi në finalen e madhe të ‘Eurovision’”.

Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë”,- përfundoi Anxhela.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular