Policia e Gjirokastrës ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Tepelenës, ku mbeti i ekzekutuar shtetasi Çajup Selimi, 45 vjeç. Sipas policisë Selimi ka humbur jetën në spitalin rajonal të Gjirokastrës ndërsa është qëlluar rreth orës 21.15 në qendër të qytetit.
Tepelenë/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.