Viktima e atentatit të sotëm në Tepelenë nuk ishte një personazh i panjohur për drejtësinë.
Çajup Selimi mësohet se ishte pronar i një biznesi në Tepelenë.
Më herët ai ishte dhunuar disa herë dhe ishte paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, kjo pasi ishte goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit të Tepelenës.
Në dëshminë e tij Selimi në atë kohë tha se e kishin sulmuar me leva hekuri dhe e kishin kërcënuar me thika duke e goditur me grushta
Selimi nuk dha në dëshminë e tij arsye pse ishte sulmuar.
Çajupi dhe të afërmit e tij treguan për mediat se kjo ishte një situatë e përsëritur, pasi ishte hera e katërt që sulmohej në një mjedis publik, por në asnjë rast nuk ka pasur të ndaluar.