BallinaKryesoreGara për kreun e PD/ Jemin Gjana u përgjigjet kritikëve, si u...

Gara për kreun e PD/ Jemin Gjana u përgjigjet kritikëve, si u bë përzgjedhja e anëtarëve të komisionit zgjedhor! Zbulohet fleta e votimit

spot_img
spot_img

Kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike kërkojnë më shumë kohë në dispozicion që të gjejnë personat të cilët do t’i vendosin si vëzhgues në 76 qendrat e votimit më 13 qershor. Pasditen e djeshme është mbledhur komisioni zgjedhor në selinë blu për të caktuar anëtarët e komisioneve të votimit dhe vëzhguesit e kandidatëve.

Por burime nga mbledhja bëjnë me dije për gazetën “Panorama.al” se përfaqësuesi i kandidatit Agron Shehaj ka kërkuar edhe 24 orë kohë për të sjellë emrat e vëzhguesve. Ndonëse kërkesa është bërë nga përfaqësuesi i kandidatit, Kapri, mësohet se edhe kandidatët e tjerë nuk i kishin gati emrat.

Sakaq, pasditen e djeshme është hedhur edhe shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit të 75 mijë anëtarëve të PD-së. Zarfi për shortin është tërhequr nga vëzhguesit e kandidatëve në komisionin qendror zgjedhor të PD-së. Sipas Shortit, i pari që do jetë në fletën e votimit është Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Agron Shehaj dhe i katërti Lulzim Basha. Ndërkohë, në një intervistë për gazetën “Panorama”, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, u ka kthyer përgjigje kritikëve, të cilët kanë pasur ankesa për përbërjen e komisionit. Sipas Gjanës, kriteri që është ndjekur në caktimin e anëtarëve është që të mos ishin të zgjedhurit e Bashës. Belind Këlliçi, sipas Gjanës, është zgjedhur në krye të forumit nga të rinjtë demokratë dhe nuk është vendosur nga Basha. Po ashtu, edhe Albana Vokshi që është caktuar në komision, sipas Gjanës, është zgjedhur nga gratë demokrate në Lidhjen Demokrate të Gruas.

Ka pasur kontestime dhe para se të niste procesi, sepse një pjesë e kandidatëve apo atyre që lançuan me shpejtësi kërkesën për të hyrë një proces zgjedhor filluan komente se si do të jetë procesi. Ka kërkesa që i përkasin punës së komisionit ka dhe ankimim se si është marrë vendimi, afati, që unë nuk i hyj më këtyre vendimeve të marra unanimisht nga Këshilli Kombëtar as për datën apo mënyrën se si do të zhvillohej procesi, as numri i kandidatëve që u miratua, nga jashtë ka pasur ankesa, por unë jam i prirur që të respektojë Këshillit Kombëtar të PD-së, që është trupa më e rëndësishme për vendimmarrjet politike. Diskutimet që trazojnë këtë vendim mendoj që nuk kanë vlerë as për publikun, as përplasjeve të panevojshme.

A e shihni ju këtë si një proces të barabartë. Kujtojmë që nga kandidatët është shprehur se do të kërkojë shtyrje të zgjedhjeve nëse do të vërejë parregullsi?

Deri tani nuk ka precedent që të shkaktojë probleme në zgjedhje. Secili është i lirë në vendimmarrjen e tij. Unë nuk dua të komentoj deklaratat e kandidatëve. Jo se nuk kam, por se nuk dua të komentoj për shkak të pozicionit që kam. Unë dhe komisioni jemi përgjegjës para 75 mijë demokratëve dhe para opinionit shqiptar që procesi të jetë korrekt, sipas të gjitha standardeve të statutit të PD-së. Që të ketë votim të fshehtë, numërim publik dhe për të nxjerr një rezultat siç është shprehur vullneti i demokratëve.

Ju pengojnë akuzat që adresohen ndaj komisionit që drejtoni ju nga kandidatët?

Unë jam kryetar i këtij komisioni jo këtë herë, por që nga 2017. Jam në këtë pozicion më shumë se 8 vite i zgjedhur nga Këshilli pa asnjë votë kundërshtuese dhe jam në këtë pozicion se jam nga njerëzit e PD-së që kam 30 vite në PD, i pashkëputur asnjëherë dhe aktiv në këto procese jo tani, por që nga ‘92-shi, jam propozuar dhe miratuar për efekt të kësaj eksperience dhe kësaj cilësie. Lidhur me kolegë të tjerë nuk janë emërtesa, se mund të vinim anëtar komisioni një sekretar të PD-së apo nënkryetar partie. Janë vendosur 2 anëtarë kryesie që nuk janë të vendosur nga Basha, por janë të vendosur në një garë të fortë. Nuk e ka zgjedhur Basha Këlliçin, por ka fituar garën në forumin rinor të PD-së.

Vokshi është kryetare e Forumit të Gruas, nuk është vendosur nga Basha, por nga gratë anëtare të këtij Forumi. Në kryesitë e degëve nuk kemi lënë që ta kryesojnë procesin kryetarët as sekretarët se e kanë një miratim nga qendra, i kemi shmangur, do të jetë 1 nga nënkryetarët se janë zgjedhur nga Kryesia atje, pra nuk janë nga qendra dhe janë zgjedhur jo tani, po para 4 vitesh. Pa ditur se do të vijë një proces që do të ketë debat. Moza Sekiu është një nga gratë që ka 30 vjet në PD, pozicione pushteti, nuk është përherë të parë me Bashën, ka një eksperiencë të gjatë; Albert Avdylaj është marrë si anëtar i komisionit, ka 15 vite që punon në organizimin e partisë dhe njeh këto në degë. Nuk janë emërtesa të Bashës, por njerëz që nuk e kanë lidhur të qenët me PD-në për Bashën dhe Berishën, se kanë nga 30 vjet. Unë nuk jam këtu se ka qenë në PD Basha apo Berisha, por për shkak të afeksionit tim të kësaj partie, lojë politike dhe debate që lënë një lloj kontesti dhe nënkuptimi, por e vërteta është kështu si unë e them.

Komisioni i apelimit funksional. Edhe vetë Ristani e ka thënë se ky organ nuk funksionon, sepse nuk ka anëtarë. Çfarë ndodh, se mund të ketë ankimime, druheni…

Ristani është i zgjedhur në këtë pozicion sot e 4 vite më parë në një votim të Këshillit Kombëtar. Do të ishte korrekte që komisioni të plotësohej. Nuk më bën sens ideja që kërkohet në këtë moment. Nuk është ngritur asnjëherë si problem. Megjithatë, ajo që dua të them është se deri tani nuk gjej arsye për të shkuar në ankimime në ato nivele, nëse nuk i bëjmë thjesht për të stisur ankimime. Sepse nuk do të bëjmë veprime që të lemë shkas.MARIGLEN KUME/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular