BallinaKronike“Bëra shoferin e vrasësve. Dumani më kërcënoi se do më vriste motrën”-...

“Bëra shoferin e vrasësve. Dumani më kërcënoi se do më vriste motrën”- Zbardhet dëshmia e të penduarit mbi ekzekutimin e vëllezërve Haxhiaj

Është zbardhur dëshmia e të penduarit Klevis Alla lidhur me ngjarjen e ekzekutimit të Besimir dhe Viktor Haxhias, e cila ndodhi në prill të 2020-ës në Durrës. 

Në dëshminë e zbardhur nga “News 24” Alla thotë se me porosi të Nuredin Dumanit dërgoi Besian Xhixhën dhe Enver Diven te shtëpia e Besmir Haxhisë.

Gjatë dëshmisë ai është shprehur se: “Nuredini më tha: ‘ata do të vrasin Besmirin’. Xhixha e Diva thanë se vrasja behej se vendi ishte i mirë dhe më kërkuan mua si shofer”.

Sipas Allës, Nuredin Dumani është i rrezikshëm, ndërsa shton se ata kanë lidhje të forta në policinë e Durrësit. Ai shprehet se nuk e tregoi në fillim emrin e Dumanit pasi ai e kërcënonte.

“Se tregova emrin e Dumanit se me kërcënoi se do me vriste motrën. Besian Xhixha një natë qëndroi në shtrinë e Nuredin Dumanit”. Besian Xhixha dhe Enver Diva nga Fushë-Kruja u arrestuan ditën e djeshme dhe nesër paradite ndaj tyre GJKKO pritet të caktojë masën e sigurisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular