BallinaAktualitet“Lërja se gjynah, të hajë një çapë bukë”/Policët i marrin kovat me...

“Lërja se gjynah, të hajë një çapë bukë”/Policët i marrin kovat me mana tregtarit në Tiranë

Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur këtë të shtunë në kryeqytet. Në një video të publikuar nga ‘JOQ’, duken policët bashkiakë që i marrin tregtarit kovat me mana, të cilat i shet në rrugë.

Qytetari i cili ka filmuar videon dëgjohet të thotë në video: “Po lërja o shefi se gjynah të hajë një çapë bukë. Lerjani o oligarkët e Ramës, jepjani që të hajë bukë” teksa ata shohin kamerën dhe i fusin kovat në bagazhin e makinës së bashkisë.

Tregtari i ndjek nga pas për të rimarrë kovat mirëpo, policët nuk i kthejnë asgjë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular