BallinaKronikeZbulohen 17 kg heroinë brenda një kamioni, ishte nisur në.... Arrestohet shoferi...

Zbulohen 17 kg heroinë brenda një kamioni, ishte nisur në…. Arrestohet shoferi nga…

Një sasi tjetër e konsiderueshme droge të shtunën është kapur nga policia në doganën e Hanit të Hotit, Shkodër.

Burimet zyrtare nga policia thanë se janë sekuestruar rreth 17 kg heroinë, e cila ishte fshehur brenda një kamioni me targa shqiptare dhe që kishte si destinacion Malin e Zi.

Mësohet se për një kontroll më të specializuar kamioni është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku dhe rezultoi se ishte fshehur lënda narkotike.

Po ashtu, është arrestuar edhe drejtuesi i kamionit shtetasi me inicialet S.P., 55 vjeç, nga Vlora.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë për trafikim të drogave të forta.

Kujtojmë se kjo sasi e kapur droge, vjen jo më larg se një javë nga kapja e 300 kilogramë kokainë, në një kamion që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë.

Deklarata e plotë, vijon si më poshtë:

Parandalohet dhe goditet një tjetër tentative për trafikim të drogave të forta.

Parandalimi nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër.

Sekuestrohen rreth 17 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Më datë 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte për në drejtim të Malit të Zi.

Per nje kontroll me te specializuar kamioni eshte shoqeruar ne Portin e Durresit. ku eshte kontrolluar nga Task Forca permanente e perbere nga strukturat hetimore te DVP Durres, Policia Kufitare e Portit Durres dhe autoritetet diganore te Portit Durres, qe veprojne perhere ne Port.

Nga kontrolli i specializuar rezultoi se ne kamion kishte te fshehur rreth 17 kilograme lende narkotike te dyshuar heroine.

Nga veprimet e para hetimore eshte arrestuar ne flagrance dretuesi i kamionit ku u gjet lenda narkotike.

Grupi hetimor vijon punen per zbardhjen e plote te ketij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave te tjere perfshire ne kete tentative per trafikim te drove te forta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular