BallinaOP EDGjithmonë ka mundësi për rrugë të reja duke kaluar mbi të vjetrat

Gjithmonë ka mundësi për rrugë të reja duke kaluar mbi të vjetrat

Nga Skënder Përpepaj
Të dashur miq, ditët e fundit kam ndjekur me vëmendje diskutimet, por edhe angazhimet në lidhje me rrugën për në Curraj Eper.
Kjo rrugë ishte një ënderr ndër breza, e cila në bazë të kushteve dhe mundesive, u hap dhe u rezalizua si ëndërr shekullore.
Falenderoj të gjithë ata që po angazhohen në çdo lloj forme që të krijohet zhbllokimi i kësaj rruge, si rezultat i reshjeve dimërore dhe rreshqitjes së dherave. Mos të harrojmë se edhe RRUGA E KOMBIT ka pase probleme dhe diskutime që vazhdojnë akoma.
Falenderoj edhe ata që shprehin mendimin kunder, se fundja, të gjithë kemi një qëllim të përbashket, rrugën për Curraj Eper, pavarsisht preferencave dhe arsyetimëve që ndonjëherë janë edhe të gabuara.
Kam qënë, jam dhe do jem i gatshëm të bashkëpunoj me çdo njerin që do përkrahë këtë rrugë, por edhe rrugë të tjera pa asnjë prapavijë politike dhe aq më pak interesi personal.
Do isha i lumtur që të gjithë të jepnim kontributin tonë modest, pse jo edhe përmes kritikave, por pa tejkaluar llogjikën e njeriut të shëndoshe dhe jo duke përhapë tymnajë që si hyn askujtë në punë .
Shpreh mirnjohje për dhjetra e qindra kontribues në këtë rrugë të cilet treguan jo vetëm vlera të larta bashkëpunimi, por edhe vëllazëri të përmasave unike.
Kur ndërtohet një rrugë me buxhet të reduktuar, histori tashmë shum e njohur, planet hecin sipas buxhetit dhe anasjelltas.
Shpreh edhe njëherë gadishmërinë për çdo bashkëpunim në të mirë të turizmit dhe zhvillimit ne fshatin Currajve Eper e Nikaj Merturit ne tërsi.
Me shumë rrespekt Skender Perpepaj
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular