BallinaKryesoreGOLI/Eliminohet Portugalia e Ronaldos, Belgjika në çerekfinale përballë Italisë

GOLI/Eliminohet Portugalia e Ronaldos, Belgjika në çerekfinale përballë Italisë

Belgjika pret një biletë për në çerekfinale.

Portugalia u mposht 1-0 nga belgët në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Kampionatin Europian.

Dy Kombëtaret janë duke zhvilluar super ndeshje dhe kanë provuar të gjejnë golin nga minuta e parë. Diogo Jota nga afërsia dhe Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë, provuan për Portugalinë e cila ishte e pafat. Ndërkohë, Belgjika gjeti golin me anë të Thorgan Hazard. Sulmuesi belg realizoi supergol nga diagonalja duke e lënë të “ngrirë” portierin kundërshtar.

Në pjesën e dytë, Portugalia dominoi në të gjitha aspektet.

Kampioni i Europës krijoi shumë aksione por pa sukses. Ruben Dias ishte shumë pranë golit me kokë, kurse Guerriero goditi shtyllën. Deri në sekondat e fundit lojta kishte emocione por Ronaldo largohet kokulur nga “La Cartuja” të Sevillas.

Belgjika në çerekfinale do të përballet me Italinë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular