BallinaKryesore“Që të jemi të qartë”/ Rama: Nuk jam i shqetësuar për vrasjet...

“Që të jemi të qartë”/ Rama: Nuk jam i shqetësuar për vrasjet dhe aksidentet! Për turistët mos kini merak

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk është i shqetësuar nga kriminaliteti në vend, apo për sigurinë rrugore.

Pavarësisht dy ngjarjeve të rënda të ditëve të fundit; masakra me 4 të vrarë në Velipojë dhe shuarja e një familje në aksident, kryeministri e bëri të qartë se në aspektin e trendeve të kriminalitetit dhe aksidentëve nuk është aspak i shqetësuar, pasi kurba është në rënie.

“Unë nuk jam i shqetësuar, që të jemi të qartë, në aspektin e trendeve të kriminalitetit apo aksidenteve. Trendet shikohen përtej 1, 2 apo 3 ngjarjeve. Trendet janë brenda një limiti që përcakton edhe shkallën sesi kriminaliteti apo aksidentet ulen apo ngrihen.

Natyrisht që ngjarjet e ndodhura janë tronditëse, por për turistët mos kini merak. Ideja që turistët nuk duhet të vijnë se rrezikojnë të vriten është në ekran, jo në realitet. Turistët po vijnë dhe do të vijnë”

Kryeministri ishte në të njëjtën linjë me ministrin Çuçi, pasi deklaroi se policia nuk mund të shmangë një aksident që është rezultat i çmendurisë së një individi dhe as të parandalojë një sherr në mesnatë.

“Nuk e di si policia mund të shmangë një aksident që është rezultat i çmendurisë së një individi. Apo nuk di si policia mund të gjendet pas mesnate në një vend ku bëjnë sherr dy fqinj. Përtej këtyre ngjarjeve ka gjëra për të kuptuar në funksion të përmirësimit të punës. Policia e shtetit nuk dënon, ajo reagon dhe çon para gjykatës persona që shkelin ligjin”, tha Rama./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular