BallinaKryesoreRenditja për drogat/reagon PD, Ervin Salianji: Rekordet e zeza Rama-Doshi po shkatërrojnë...

Renditja për drogat/reagon PD, Ervin Salianji: Rekordet e zeza Rama-Doshi po shkatërrojnë vendin

Partia Demokratike ka mbajtur një qendrim edhe më të rreptë sot ndaj qeverisë Rama, pas publikimit të një raporti të OKB-së, i cili e rendit Shqipërinë të parën në Europë për kanabisin. Ervin Salianji nga selia e PD deklaroi se “rekordet e zeza të regjimit Rama-Doshi po shkatërrojnë rendin, ekonominë dhe demokracinë.”

Në deklaratën e PD thuhet:

“Pas medaljes së argjendtë për rryshfetin dhe korrupsionin së javës së shkuar, ku Banka Botërore dhe BERZH e renditën vendin tonë të dytin në botë, si një shtet i kapur që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve, këtë javë regjimi Rama-Doshi merr një medalje ari.

Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për drogat, Shqipëria renditet si vendi i parë i origjinës së kanabisit në Europë dhe i gjashti në botë për periudhën 2015-2019

Këto rekorde të zeza janë aritjet e vetme të regjimit Rama-Doshi përgjatë këtyre viteve.  Arritje që i kanë nxirë faqen Shqipërisë ndërkombëtarisht dhe e kanë futur vendin tonë në një listë të zezë nga e cila fiton vetëm regjimi dhe humbasin familjet shqiptare. Sepse modeli i ndërtuar nga Edi Rama, ai i bashkëpunimit me krimin dhe i dorëzimit të vendit në duart e ortakëve të tij, duke e lincensuar lulëzimin e kanabisit vecanërisht në periudhën zgjedhore, ka bërë që Shqipëria të jetë e para për drogën dhe korrupsionin, por e fundit në Europë për të ardhurat për frymë, sikurse dëshmojnë të dhënat e publikuara pak ditë më parë nga Eurostat-i.

Image
Prandaj shqiptarët largohen, rrugët përgjaken, familjet jetojnë në pasiguri për jetët dhe të ardhmen e tyre, sepse interesat e një pakice plackitësish i janë mbivendosur dhunshëm shumicës dërrmuese të qytetarëve.

Prej vitesh kemi denoncuar këtë model, kemi luftuar kundër kriminalizimit të vendit dhe kanabizimit të tij, sepse e gjithmonë e kemi ditur që ky model shkatërron sigurinë dhe rendin publik, shkatërron ekonominë dhe sipërmarrjen e ndershme, shkatërron demokracinë duke manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin.

Masakra zgjedhore e 25 prillit e dëshmoi edhe njëherë këtë! Prandaj ne do vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë për zhbërjen e këtij modeli, sepse jemi të bindur që asnjë shqiptar nuk pranon që vendi I tij të jetë i pari për drogën dhe korrupsionin dhe i fundit për mirëqenien që garanton për qytetarëve të tij.  Bashkë me këtë shumicë, ne do ta largojmë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin që shqiptarët duan dhe meritojnë!” përfundoi Salianji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular