Krim brenda familjes, vëllai plagos motrën
Vëllai ka plagosur motrën e tij me armë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishan.
Autori i dyshuar Seit Danaj, rreth 60 vjeç ka qëlluar të motrën, Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeç, me arme gjahu çifte.
E dëmtuara ka marrë plagë në këmbë.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia.