Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se SPAK-u është duke vepruar me përgjime duke hapur njëkohësisht disa çështja.
Qyno tha se pritet që në fokusin e SPAK-ut do të jenë edhe zyrtarë të bashkisë së Tiranës ku javës tjetër pritet një operacion nga prokuroria e posaçme.
Qyno: SPAK-u qysh në fillim të këtij viti ka filluar të lëvizë lidhur me shumë çështje duke goditur zyrtarë të nivelit të mesëm. Kemi 9 zyrtarët të arrestuar në ministrinë e Brendshme, deri në arrestimin e zv. Ministres së Brendshme, Rovena Voda. Këtu përgjimet po hapin dosje të tilla, sepse vetë mënyra e mbarimit të punëve në vend kështu bëhen, duke u ulur në kafe apo zyra, haptazi. Rovena Voda ka nisur për shkak të trafikut të lëndëve narkotike në Kukës dhe më pas përgjime është shtrirë edhe në Durrës. Nga ky procedim shkuam në një procedim tjetër, ku u arrestuar një prokuror. Jemi në një situatë ku SPAK po përdor teknikën e përgjimeve. Ky moment që flet SPAK për arrestimin e Vodës, është dokumentuar qysh në shkurt 2020. SPAK ka filluar të lëvizë tani kur mund të lëvizte shumë më herët.
Ka shumë zyrtarë të tillë që janë në koshin e SPAK-ut duke mos u nxjerrë në sipërfaqe. Kemi zyrtarë të bashkisë së Tiranës që së shpejti do të kemi një operacion nga SPAK-u në ambientet e bashkisë. Edhe pse këta zyrtarë janë kapur me korrupsion dhe veprime arbitrare, akoma nuk kemi parë një ndërhyrje të SPAK. Pritet një dhe po qarkullojnë informacione që javës që vjen do të ndërhyhet edhe në bashkinë e Tiranës. Topi është drejtuar në bashkinë e Tiranës, por nuk dihen njerëzit që do të akuzohen. Unë di që janë drejtorë dhe zyrtarë të urbanistikës në bashki. Do të kemi një verë të nxehtë nga SPAK-u arrestimesh, ku do të bëhen shumë koka kurban për të krijuar një klimë sikur ligji është prezent dhe goditet krimi dhe korrupsioni.
Qyno shtoi se SPAK-u ka filluar të veprojë, por ka bërë prerjen e denoncimeve duke anashkaluar zyrtarë të caktuar.
Qyno: SPAK-u ka filluar të veprojë, por ka bërë prerjen e denoncimeve duke anashkaluar zyrtarë të caktuar. SPAK-u po merret me çështja që kanë ndodhur shumë kohë më parë si vepra penale. Po merren këto çështje tani për të dhënë mesazh që i kanë të gjithë në kosh dhe do t’i nxjerrin kur të duan para publikut. Janë goditje selektive të SPAK-ut, sepse sigurisht që edhe ata kanë ndikime dhe ndërhyrje, për të goditur njërin apo për të lënë tjetrin jashtë vëmendjes së goditjes.