BallinaAktualitetPërfshihet nga flakët një magazinë e materialeve zgjedhore në Lundër, dyshimet e...

Përfshihet nga flakët një magazinë e materialeve zgjedhore në Lundër, dyshimet e para për ngjarjen

Një magazinë e shtetit në Lundër është përfshirë nga flakët. Siç raporton News24, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe mësohet se ka vetëm dëme materiale.

Në magazinën e përfshirë nga zjarri ruheshin materiale zgjedhore, ndërsa flakët janë vënë nën kontroll nga 4 autobotë zjarrfikës.

Mësohet se nga zjarri janë djegur disa bateri makinash dhe karrige, por nuk janë dëmtuar dokumente. Ndërkohë, zjarri dyshohet se ka rënë nga grumbullimi i baterive të makinave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular