BallinaAktualitet"Sa lekë ke marrë? Qen bir qeni"/ Ja momenti kur tre vëllezërit...

“Sa lekë ke marrë? Qen bir qeni”/ Ja momenti kur tre vëllezërit i vërsulen gjyqtarit në Vlorë

Zbulohet detaje të reja nga incidenti në gjykatën e Vlorës, ku u dhunua fizikisht dhe verbalisht gjyqtari Arqile Basho

Kanë qënë tre vëllezëri, ata të cilët kanë përplasur gjyqtarin pas murit, për shkak të konflikteve që kanë nisur për pronën

“Ky është ai që jep vendime të gabuara. Më ka shitur pronën mua. Ja ky është, ky! Hajde mos ik, se e ke shitur gjyqin. Sa lekë ke marrë?,”-ka deklaruar njëri nga vëllezërit. Pas mbarimit të gjyqit, vëllezërit e ndjekin nga pas, ndërsa njëri prej tyre e vendos pas një muri gjyqtarin duke i hequr pelerinën

Gjatë gjithë kohës, gjyqtari dëgjohet vetëm duke thënë: Qetësohuni! Ruani qetësinë!

Personat e arrestuar janë Myslim Myslimi 60 vjeç, Fatosh Myslimi 62 vjeç dhe vëllai i tretë Elmaz Myslimi 64 vjeç.

Gjyqtari ka deklaruar se nuk ka bërë kallëzim vetë, por kanë qenë drejtuesit e institucionit që kanë kallëzuar personat e përfshirë në incident.

Çfarë tha policia

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë“, njofton Policia.

"Sa lekë ke marrë? Qen bir qeni"/ Ja momenti kur tre

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular