BallinaAktualitetCOVID 19/Asnjë viktimë, por numri i rasteve të reja rritet sërish ne...

COVID 19/Asnjë viktimë, por numri i rasteve të reja rritet sërish ne 24 orët e fundit

Numri i rasteve të reja me Covid në vendin tonë vijon të rritet, ndonëse në shifra ende jo shqetësuese, por ditët e fundit trendi është rritës.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të diel se në 24 orët e fundit janë shënuar 21 raste të reja nga 2451 testime të kryera. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete dhe dy persona janë të shëruar.

Në total janë 156 pacientë aktivë, ndërsa pesë ndodhen të shtruar në spital

Në 24 orët e fundit janë kryer 2451 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 21 qytetarë në këto bashki: 8 raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.

Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2451

Testime totale 855,993
Raste pozitive 132,686
Raste të shëruara 130,074
Raste Aktive 156
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 62
Vlorë 17
Elbasan 14
Fier 14
Shkodër 13
Durrës 13
Lezhë 11
Korçë 5
Kukës 5
Gjirokastër 2

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular