BallinaKronike“Ajo rri me fëmijët e saj, unë shkoj puth varrin e mamit”!...

“Ajo rri me fëmijët e saj, unë shkoj puth varrin e mamit”! Vajza e pacientes që vdiq nga Covid kërkon drejtësi pas lirimit të Tires

Eltjana Sinanaj, nëna e së cilës disa muaj më parë humbi jetën jetën në spitalin covid 2 në gjendje të mjerueshme, pasi ishte lënë pa ujë dhe bukë, endet dyerve të drejtësisë me shpresën se sanitarja Tire Alldervishi do të ndëshkohet për krimin. Eltjana është tronditur jashtëzakonisht shumë nga dalja nga qelia e sanitares dhe dërgimi i kësaj të fundit në arrest shtëpie.

“Është e pamundur edhe për mua që fëmijët e saj të rrinë me të, të gëzojnë me të dhe unë të shkoj të varri i mamit dhe të puth vetëm emrin e saj. Për mua dhe familjarët e mi dhe të afërmit e mi është një vrasje me paramendim.”-thotë ajo.

Ndër të tjera, ajo shprehet se i ka dorëzuar Prokurorisë prova të pakundërshtueshme se nënën e saj e lanë të vdiste, pasi nuk i dhanë asnjë shërbim duke shtuar se Tirja nuk është fajtorja e vetme, por ka edhe bashkëpunëtorë

“Dyshimi është në të gjithë stafin që ka qenë në atë kat, në pavionin e dytë, sepse Tirja ishte në pavionin e tretë, nuk kishte të bënte fare me mamin tim.”

Mes lotësh ajo rrëfen se mori borxhe për të blerë edhe oksigjenin, vetëm e vetëm që nëna e saj të përmirësohej, por më vonë kuptoi se sakrifica e saj nuk vlejti. Sipas saj, sot për të vetëm një gjë ka rëndësi. Të gjejë drejtësi për vdekjen e nënës së saj.

“Dua që ajo të marrë dënimin që meriton. Drejtësia të shkojë deri në fund për mamin tim. Sepse jo vetëm mami im, por askush nuk e meriton atë që përjetoi mami im në atë spital.”-tha Eltjana për News 24.

Ndër të tjera ajo është shprehur se askush nuk i kërkoi falje për vdekjen e nënës së saj, madje as drejtori i spitalit nuk e telefonoi për ta ngushëlluar. Ndaj ka vendosur ta hedhë në gjyq këtë institucion dhe të kërkojë dëmshpërblim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular